Home OPIONIONE Mungoi organizimi dhe iformimi, apo humbi interesimi ? !

Mungoi organizimi dhe iformimi, apo humbi interesimi ? !

1182
0
SHARE

  1947706_686455371393312_1208868361_n1

Nga Muhamed Xhemaili

Mungoi organizimi dhe iformimi apo humbi interesimi.
Thirja:Këshilli Kombëtarë Shqipëtarë.
Vendi:Terminali doganorë Preshevë.
Arsyeja:Protestë për lejmin e Librit shqip.
Çfar u pa???
Një grup i vogël nxënësish me pankarta e flamuj në dorë.
Disa politikan e profesor shumë pak qytetarë disa kamra televizive fotoreporter dhe asgjë tjetër.
Filloi dhe përfundoi pa incidente.
Kështu të paktën e përshkruajtën mediat.
A tua vallë cilat janë efektet e kësaj proteste.Dolen dhe shkuan vetëm për tu arsyetuar apo do të ketë edhe anën pozitive.Pra mbetet të shihet.
Ne pyesim ku ishte populli që mungoi?
Ku ishin disa politikan që nuk u duken fare?
Sigurisht që tani për tani jemi pa përgjegje!!
T’i japësh një shiqim rrugëve të qyteteve tona ato janë përplot njerëz.Ti shikosh kafeterit e qyteteve të mbushet mendja se të gjithë kanë dalur për tu relaksuar me nga një kafe.
Ta shikosh turmën e njerzve në protestë të shkon ndërmend që ta marresh një kuror me lule dhe ta vendosësh pran kamionëve që prej shtatorit të vitit të qëndrojnë si të vdekur në terminal.
Dhe mund të nxjerrim një përfundim se aty ku vdes dija dhe shkenca bashkë me to vdes edhe populli.
Aty ku humbet interesimi për dije aty vjen edhe asimilimi.
Për mos me ardhë deri te kjo pikë nevijitet punë dhe angazhim.Nevojitet të zgjohemi nga gjumi.Nevojitet që ta kthejmë dinjitetin dhe krenarinë tonë.E dinjiteti dhe krenaria nuk kthehet rrugëve apo kafeterive.
Zgjohuni o prindër bëni presion arsimtarëve tuaj dhe drejtorëve të shkollave tuaja por edhe udhëheqsve tuaj që së bashku ta kthejmë dinjitetin tonë.
Ta ngrisim zërin të gjithë së bashku që fëmijët tanë ti nxjerrim nga burgu,sepse kur burgoset libri i burgosur është edhe nxënësi e kur nxënësi është i burgosur të gjthë ne jemi të burgosur.
Ftoj publikisht si një qytetarë i thjeshtë dhe si një prind liderët e partive politike drejtorët e shkollave fillore e të mesme por edhe të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës që të bëjnë të pamunduren për kthimin e Librit shqip aty ku e ka vendin pra në Shkollë e jo në terminal.
Lus edhe njëher elitën politike që të marrin masa urgjente edhe ditëve në vijim duke mos u knaqur vetëm me këtë “protestë”,por ti vazhdojnë aktivutetet e tyre politike për zgjidhjen e këtij problemi.