Përfaqësuesit e ushtrisë serbe do të zbarkojnë sot në Kosovë. Më saktësisht, ata do ta zhvillojnë një ndeshje miqësore në futboll me KFOR-in.
Ky takim do të zhvillohet në kampin amerikan, Bondsteel, që gjendet në afërsi të Ferizajt, ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Jovan Krivokapiq.
Ky takim miqësor i paraprin një takimi formal të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes tekniko-ushtarake, në një nivel të lartë.
Deri tash, të dyja skuadrat i kanë zhvilluar dy ndeshje, të cilat i ka fituar ushtria serbe. KFOR-i, i cili është rezident në Kosovë që nga paslufta, zhvillon kohë pas kohe aktivitete sportive, transmeton indeksonline.






