Home Aktuale Në Solothurn të Zvicrës promovohet monografia për Skender Gashin ...

Në Solothurn të Zvicrës promovohet monografia për Skender Gashin të autorit Zaim Haliti

1953
0
SHARE

  Në   Solothurn  të  Zvicrës   dje u bë promovimi i librit  “FLETRIMI I FJALËS“, Monografi për  Sender Gashin të autorit Zaim Haliti, raporton Lugina Press.

12524363_1009451942481011_8757348049762040538_n

   Në  ambientet e TV “Syri Blu” dje në   Solothurn  të  Zvicrës,u   bë promovimi i librit  “FLETRIMI I FJALËS“, Monografi për  Sender Gashin të autorit Zaim Haliti.

   Organizator dhe mikëpritës ishin Shoqata tërnovcase “Agimi” me seli në Zvicër dhe Instituti Helvetik po ashtu me seli në Zvicër.  Fjalën e rastit dhe hapjen e këtij manifestimi e bëri Kryetari i shoqates “Agimi” ,  Xhemail Ibrahimi.

12717984_1009451489147723_1742226841780195873_n

    Ndërkohë të pranishmit  i përshëndeti  Dr. Llukman Halili nga Tërnoci por që jeton dhe vepron në Zvicër. Halili me këtë rast  foli  për rëndësinë dhe vlerën e monografisë.

1937039_1009451309147741_7969292760026542056_n

    Impozante e këtij manifestimi ishte edhe pika muzikore me violinë  që  e luajti Skender Betim Gashi, i riu i cili me këndimin e himinit me violinë i mahniti të pranishimit.

12376348_1009451369147735_2697922454594502267_n

   Programin e udhëhoqi Dashnim Hebibi i cili e lexoi edhe një poezi autoriale të Skender Gashit.

996668_1009451732481032_7350862955198853605_n

Zaim Haliti, autor i librit foli për vlerën letrare dhe artistike të monografisë. Për nevojën e kësaj monografie si dhe për ndihmat profesionale të bashkëpunëtorëve të kësaj monografie.     Analizoi vlerën letrare të poezive të Skender Gashit, kontributin e tij në  kulturën dhe zhvillimin e saj në Bujanovc e rrethinë.

12592256_1009451919147680_1054908513841026860_n

     Nehat Saliu dhe Nexhmedin Saqipi folën për nevojën e bashkëpunimit kulturor në mes mërgatës dhe Revistës “Jehona”  dhe për bashkëpunime të  llojllojta në leminë  e kulturës, informimit dhe lëmive të tjera. Para fjalës përbyllëse të këtij manifestimi një poezi e lexuar nga Nasuf Saliu e zgjedhur nga repertoari poetik i Skender Gashit ishte mjaft domethënëse.

996679_1009451372481068_771748244473313646_n

      Fjalën faliminderuese për këtë manifestim në emër të familjes Gashi e tha Betim Skender Gashi i cili e paralajmëroi edhe një  promovim në pjesën e dyte të muajit Gusht për këtë libër i cili do të mbahet në Bujanovc.

         Në  fund të manifestimit ishte një koktej rasti që e sponzoroi Dr.Dërgut Aliu pronari i spitalit Lindja në Prishtinë, shok dhe nxënës i Skender Gashit.

   E vecanta e këtij manifestimi kulturor ishte edhe darka e përbashkët e të pranishmëve ku ishte një darkë  alla ternovcase me plot plane e dëshira për një bashkëpunim në vijim./Lugina Press/