Ndërkohë që memoriali për viktimat e pengmarrjes në një kafene rritet çdo ditë, një nuse e sapomartuar myslimane vendosi të bëjë një gjest prekës.
Ditën e martesës, ajo shkoi për të vendosur një tufë me lule në “Martin Place”.
E veshur me fustanin e bardhë tradicional për fenë e saj, Manal Kassem mbërriti te memoriali me të shoqin, Mahmod Homaisi.
23- vjeçarja kishte vendosur të bënte fotot e dasmës në qytet, por po hezitonte pas ngjarjes tragjike.
Planifikuesja e dasmës së saj, Dina Kheir, tha se ajo e bëri prioritet vizitën tek memoriali.
Sapo nusja vendosi lulet, turma që ishte mbledhur aty shpërtheu në duartrokitje.









