Home Aktuale Amantia, flet për Lugina Press

Amantia, flet për Lugina Press

1119
0
SHARE

Kush është Amantina?
Këngëtarja Amantia nga Kosova është lindur në kontinentin e Afrikës por jeton me familjen e saj saktësisht që 20 vite në Gjermani. 24-vjecarja studijon juridikun dhe arkeologjinë dhe thjesht është integruar dhe zhvilluar me kohën e duhur, duke mos anashkaluar kurr origjinën e saj Shqiptare.
Që nga mosha 8-vjeçare Amantia ka filluar të ushtron në piano melodi klasike dhe me kohë ajo kompozon edhe këngë të veta si nga fëmijëria.
Muzika për Amantian është pasion shumë i vlefshëm por jo profesion kryesor. Madje Amantia ka lansuar këngën e saj të parë ,, Undercoverboss ” në shqip që do të thotë ‘bosi i fshehtë’ në vitin 2012 në bashkëpunim me producentin Amerikan Collins Oëusu.Kënga ,,Undercover Boss” pëlqente të gjithë dëgjuesit kështu që Amantia prodhojë një videoklip në Prishtinë në vitin 2013 për këtë këngë me stafin jashtëzakonisht të talentuar Xasio. Në intervisten tonë speciale me Amantia’n marrim informata nga frymëzimet e këngtares, jetës së saj dhe spontanitetin më të cilin Amantia fillon ditën edhe në qoftë se ajo ka një agjend të rreptë…
amantia3
LuginaPress: I kujt ishte inspirimi apo ideja këngës ,, Undercoverboss ” ?

Amantia : Ideja rrjedhi nga unë. Kurse frymëzimin e morra nga një lojë kompjuterike ,, Call of Duty ”. Haha. Teksti i kënges përmbanë pikërisht një histori dashurie penale me joshje të pasionuar. Nga njëra anë tematika është për dashuri mes dy personave. Në anën tjetër transportohen edhe veprat penale dhe mesazhet e koduara ndaj tërheqjes se tyre. Në realizimin e videoklipit janë përfshirë gjithashtu idetë e xhirimeve te X – asio’s.

LuginaPress: Cfare muzike dëgjoni për qejfin tuaj ?

Amantia : Për përmbushjen e shpirtit timë preferoj muzikë Sefardikë, e mirënjohur si muzikë Ladino dhe gjithashtu Hip Hop-in, House dhe Jazz-in.

LuginaPress: Cfare këngëtarë me shumë ju pëlqejnë shqiptarë qoft ai ose ajo nga jasht.

Amantia : Po n’vërtet kemi shumë këngtarë Shqiptarë dhe grupe muzikore cilët me pëlqejnë shumë. Disa prej tyre janë për shembull Elsa Lila, Lindita Hakaj, Poni, Shpat Deda, Faton Macula, Albert Stanaj, Elvis Ibrahimi, Naser Berisha, Elita 5, grupi Illirët etj..

LuginaPress: A keni ndonjë projekt tjetër në të arthmën, nëse po a keni bashkëpunim me dikend?

Amantia : Po, së shpejti do ta publikoj një këng të re. Fresh, lovely dhe exciting, kësaj rradhe do këndoj Shqip. Sigurisht kam edhe disa projekte muzikore këtu në gjermani por mbeten të parë një surprizë. Nuk do të zbulojë më shumë. Bashkëpunimet deri më tani kam refuzuar.

LuginaPress: A jeni e gatshme për koncerte në Luginë të Preshevës apo në Kosovë nëse do të ishe ftuar?

Amantia : Koncertet i dedikohen publikut dhe adhuruesëve. S’ka dyshim se ajo është një kënaqësi e madhe me përformuar në vendin tënd. Kosova për mua do të mbanë gjithmonë një veçanti në zemrën time. Can not ëait to come haha.

LuginaPress: A i kushtoni kujdes dukjes dhe veshjes?

Amantia : Për të qenë e sinqertë. Me shumë përkujdesen të tjeret për dukjen time se ndoshta unë vete. Arsyeja është se jam një person i thjeshtë ”chill out” dhe kur jam e natyrshme ndjehem më e rehatshme. Fakt, prioriteti im nuk është në dukje edhe pse si këngtare nuk mundem të shmangem nga kujdesia e dukjes. Ndryshimet në pamje zakonisht e përfshijnë nje artiste në zhvillimin e saj, këtë e kam parasysh.

LuginaPress: A po troket dikush në portën tënde të dashurisë?

Amantia : Haha… aj aj aj ! Pa debat, trokasin shumë. Deri tani nuk kam hapur ende portën e dashurisë. Në mënyrë që të shoh se kush është pas saj. I need an Albanian man, fakt !

LuginaPress: Sa e pëlqen jetën e nates?

Amantia : Si në fëmijërinë time mami im ka thënë: ”Nata është për të pushuar. Dita për veprim.” Edhe pse nata zotëron me bukurinë dhe mundësite e saj, ditën nuk mund ta zëvendëson. Thuaj se, të dyjat janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në suksesin tënd.

LuginaPress: A keni ëndërruar të bëheni VIP një ditë?

Amantia : Do ishte një gënjeshtër për të thënë, se kurrë nuk kamë menduar për të qenë e pasur apo ndoshta edhe një VIP . Sigurisht që të gjithë ne ndoshta e kemi pyetur veten se si kishim vepruar në këto çaste. Megjithatë, unë nuk e shoh veten si një VIP. Por më shumë si një lloj artiste që transmeton artin e saj. Kështu do të doja të me vlerësojnë njerzit. Jeta përmban aq shumë karakteristika të vecanta që nuk është e rëndësishme të jesh një VIP por më shumë një pjesë e diversitetit të vlefshem.

LuginaPress: I ke realizuar deshirat?

Amantia : Vetë fjala deshirë tregon se kurrë nuk mund të ndalim të kemi dëshira. Disa jana realizuar por ka për fat edhe shumë tjera dëshira për të cilat ja vlenë të punojmë dhe angazhohemi. Never stop having desires !!!

LuginaPress: Si duket një ditë e juaja?

Amantia : OH, haha… si duket një ditë e imja? Nuk besoni as vetë me ju tregu për të. Spontaniteti im dhe çmenduria si startoj në ditë dominojnë dhe e bëjnë ditën unike. Përveq obligimeve dhe angazhimeve rreth studimit, punës dhe muzikës e shfrytëzoj çdo sekondë për argëtim. Unë jam shumë e ngathët në disa çaste, bëjë humor dhe eksperimentoj in any situation. që në fund të ditës e di se kam jetuar.

LuginaPress: Porosia juaj per te rejat tona?

Amantia : Stay as you are, not as others have the desire to see you! Ju falënderoj për pozitivitetin dhe i përshendes të gjith adhuruesit e portalit Lugina Press. Jamë e kënaqur kur i ndaj me ju disa rreshta të jetës sime.

LEAVE A REPLY