Në gurishte të Rahovicës sot është mbajtur manifestimi qendrorë kushtuar dëshmorëve të kombit zonës operative të Preshevës. Në manifestim u tha se dëshmorët janë sintetizimi i vlerave tradicionale të lëvizjes kombëtare , janë mishërimi i ndjenjave më të pastra të atdhedashurisë e të përkushtimit, janë shpirti i guximit dhe pasioni i dijes, janë personifikimi i lavdisë pa njolla, janë shpirtrat që jetojnë midis nesh dhe janë gojët që kurrë nuk pushojnë së ligjëruari.
Me rastin e 14 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit,në Rahovicë të Preshevës sot është mbajtur tubimi qendrorë kushtuar dëshmorëve të UCPMB-së.Të pranishëm në këtë manifestim përpos familjarëve të dëshmorëve,ishin edhe qytetarë të komunës së Preshevës,invalidë,veteranë të luftës dhe përfaqësues institucional. Manifestimi u hap me intonimin e himnit kombëtar të interpretuar kori i shkollë fillore Selami Hallaçi , pastaj me një minut heshtje u nderuan dëshmorët e rënë për liri.
Më pas këtë tubim e ka përshëndetur kryetari i Bashkësisë lokale Vebi Rexhepi .
Ndërsa në fjalimin e tij kryetari i Preshevës ka thënë se këtë vit bindshëm shënohet pastërtia e plotë e luftës së UÇPMB-ës , edhe përskaj përpjekjeve për njollosje e shantazhimesh nga ana e strukturave të caktuara shtetërore sllave.Në këtë manifestim u recituan edhe poezi që përlotën të gjithë të pranishmit.
Por prindi i komandant Miratoca , Arif Abazi ka përcjell një mesazh nga ky përkujtim, duke thënë se nuk duhet të lejohet përçarja në popull.Tubimin e 14 –të e kanë përshëndetur edhe kryetar i OVL së UÇPMB-së në Bujanoc Afrim Agushi ndërkaq ka folur edhe ish luftëtari Iljasa Aliu. Ndërkohë pjesë e programit kanë qenë edhe poezitë që janë recituar nga fëmijët e dëshmorëve dhe familjarët. Në pjesën kulturore anëtarët e shoqërisë kulturo artistike “Presheva Jehon” u paraqitën me këngë e valle popullore. Manifestimi është mbyllur me fjalën “rruga është para nesh por të zgjedhim atë të drejtën duke ditur idealin e dëshmorëve të kombit”./Lugina Press/






