Dita e sotme ishte një ditë e veçantë për nxënësit fillestar të shkollës fillore “Zenel Hajdini në Raincë. Ata me program kulturoro – artistik shënuan këtë ditë që i kushtohet atyre. Nga vetëbesimi që kanë mësuar shkronjat e arta shqipe këta fëmijë nuk i trembi aspak udhëheqja e programit kushtuar gjithë moshatarëve të tyre.
Nxënësit e klasës së parë të shkollës fillore “Zenel Hajdini” shënuan sot festën e Abetares. Për këta fillestar që sa po mësuan shkronjat e alfabetit shqip , kjo ditë do të mbet ditë kremte për tërë jetën. Për shënimin e Ditës së Abetares ishin përkujdesur mësueset e tyre që kishin organizuar program kulturo artistik me poezi e valle kushtuar Alfabetit. Ata ishin të gëzuar se po pavarësohet nga të tjerët për të shënuar dhe lexuar vetë. Gëzimi dhe hareja e tyre shihej hapur në fytyrat e tyre që u ndoq me shumë vëmendje nga prindërit e tyre. E Shukri Ymeri manifestimin e sotëm e vlerësoi lartë madje porosia e tij ishte se kështu si kanë filluar me suksese të vazhdojnë edhe në të ardhmen sepse vetëm duke mësuar mund të presim ardhmëri më të mirë. Në fund me abetare me duar lartë fëmijët përmbyllën programin e madje nën udhëheqjen e nxënësve fillestarë./Lugina Press/






