Komisioni Republikan Zgjedhor(KRZ) ka sjellur vendimin për çertifikimin e listës “Alterantiva për Ndryshim- Shqiprim Arifi”
Në vendim thuhet se më 4 nëntor Alternativa për Ndryshim ka dorëzuar kërkesësn për anëtarë kandidatë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Bartësi i kësaj liste ka vepruar në përputhje me konkluzionin e KRZ-së dhe ka përmbushur mungesën e deklaratave të votuesve që do të përkrahin këtë listë.
Lista “Alterantiva për Ndryshim- Shqiprim Arifi” ka 15 kandidatë potencial për anëtër të Këshillit Kombëtar Shqiptar e përkrahur nga 367 deklarata të vërtetuara të votuesve.






