Në kabinetin e kryetarit të komunës së Bujanocit , Shaip Kamberi e në shoqërim të deputetit popullor Fatmir Hasani është pritur sot zyrtarisht kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri në vizitë historike në Luginë të Preshevës pas 20 viteve.
Pjesë e delegacionit të komunës së Gjilanit përveç kryetarit Haziri ishte edhe udhëheqësi i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd Valdet Sadiku, Kushtrim Kadriu dhe Xhelal Shaqiri.
Në takim është biseduar për bashkëpunimit e përbashkët rajonal në mes dy komunave.
Kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi pas takimit theksoi se kemi interesa të përbashkëta të bashkëpunimit tonë rajonal në kuadër të proceseve të integrimeve në bashkimin europian.
Lutfi Haziri kryetar i komunës së Gjilanit tha se jemi në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit të shkëmbejmë dhe të vahdojmë të ndërtojmë format tona të bashkëpunimit ndërkomunal që është në interes të qytetarëve të dy komunave.Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka vizituar edhe fshatin Nesalcë ku dhe kishtë rënë dëshmorë gjyshi i tij./Lugina Press/








