Home Aktuale Mr.Nexhmedin Ademi zgjidhet kryetar i KBI-së të BIK në Preshevë

Mr.Nexhmedin Ademi zgjidhet kryetar i KBI-së të BIK në Preshevë

140
0
SHARE

Pas zgjedhjeve të mbajtura në Bashkësinë Islame të Kosovës për Komunën e Preshevës, Mr. Nexhmedin Ademi është zgjedhur në krye të saj, dhe sot ai ka marrë detyrën e re në këtë institucion.

Në njoftimin e KBI të  BIK në Preshevë në facebook rreth zgjedhjeve  thuhet:

Pas vendimit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për verifikimin e zgjedhjes së Kryetarit dhe anëtarëve tê rinj në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë, sot më 12. 04. 2021 në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë në një atmosferë vëllazërore u bë pranim-dorëzimi i detyrës së Kryetarit të ri në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë. Me një mandat të ri Mr. Nexhmedin Ademi mori detyrën nga ish Kryetari Sevdail Jakupi.
Kryetari aktual e falenderoi pararendësin e tij Sevdail Jakupi për kontributin e dhënë gjatë mandatit të kaluar.
Që të dy u zotuan se do të vazhdojnë aktivitetin me qëllim të ruajtjes dhe forcimin e vlerave të trashëgimisë kulturore Islame në Luginë të Preshevës.
Përbërja e anëtarëve tē rinj e Këshillit të Bashkësisë Islame të Kosovës në Preshevë është me sa vijon:
1. Nexhmedin Ademi, Kryetar.
2. Jashar Salihu, anëtarë.
3. Llokman Limani, anëtarë.
4. Abdusamed Rahimi, anëtarë.
5. Shemsi Jashari, anëtarë.
6. Reshat Musliu, anëtarë.
7. Bedri Jetullahu, anëtarë.
8. Abdulaziz Rashiti, anëtarë.
Kryeimami i emëruar është anëtarë i KBI-së sipas pozitës (neni 37.2.i Kushtetutës së BIK-ut), Xhemaledin ef Hasani.