Home Auto Motoçikleta e së ardhmes, Mercedes-Benz prezanton modelin që lansohet më 2030 (Foto)

Motoçikleta e së ardhmes, Mercedes-Benz prezanton modelin që lansohet më 2030 (Foto)

831
0
SHARE

Kompania e prodhimit të veturave Mercedes-Benz, ka publikuar pa asnjë paralajmërim modelin e motoçikletës, në të cilën është duke punuar për një kohë të gjatë.

Kjo makinë me dy rrotë, që duket sikur ka ardhur nga ndonjë planet tjetër, ka një trup shumë të ndryshëm, në krahasim me të tjerat.

“Revenge”, apo hakmarrja në shqip, është quajtur ky koncept, i cili pritet të lansohet më 2030.

“Kjo do të t’iu shpie aty, ku teknologjia dhe mjetet lëvizëse nuk ju kanë dërguar më parë”, ka thënë dizajneri Alfonso Nunez Perea, i cili e kryeson ekipin që po punon në këtë projekt.

Mbetet të shihet, nëse Mercedes do të na japë ndonjë informatë shtesë rreth kësaj super-motoçiklete, apo mund të kënaqemi vetëm duke i shikuar fotografitë.

Motocikleta-2

Motocikleta-3

Motocikleta-4

Motocikleta-5