Home LAJME Milaim Zeka: Ja kush është kryemafiozi i Kosovës (Foto)

Milaim Zeka: Ja kush është kryemafiozi i Kosovës (Foto)

1105
0
SHARE
 Gzetari Milaim Zeka në një intervistë për Gazetën NewBorn, ka treguar emrin e personit i cili, sipas tij, është kryemafiozi i Kosovës.

Sipas tij këtë epitet e mban Maurizio Salustro, pasi që ai dhe misioni i tij, EULEX-i, kishte dashur që ti dërgonte mesazh gazetarëve që ta mbyllnin gojen në raport me këtë mision.

Kjo është një pjesë e shkurtër e intervistës së plotë e cila do të publikohet sonte në ora 20:00

‘’….Në mënyrë absolute 100% është gjykim politik, është shantazh ndaj meje dhe përmes meje është shantazh për kolegët gazetarë të Kosvës, ku prokuroria e EULEX-it në krye me kryemafiozin Salustro, ka dashtë me jau dergu një mesazh gazetarëve të Kosovës që ju duhet ta mbyllni gojen në raport me EULEX-in, me aferat e EULEX-it, sepse kur ne mundemi ta akuzojmë një gazetarë me reputacion nderkombëar botërorë që nuk ka medium botërorë për të cilin unë nuk kam punuar, atëherë çka mundë t’ju bëjmë juve.’’, ka thënë Zeka për NewBorn.