Home TEKNOLOGJI 15-vjeçari pasi fitoi 100 mijë dollarë në Bitcoin, themeloi një kompani

15-vjeçari pasi fitoi 100 mijë dollarë në Bitcoin, themeloi një kompani

937
0
SHARE

Në vitin 2012 Erik Finman trashëgoi nga e ëma 1 mijë dollarë dhe ai vendosi që t’i investojë në bitcoin, një monedhë digjitale. Pas një viti e gjysmë, ai i shiti investimet e tij për 100 mijë dollarë dhe i përdori fitimet për të krijuar një shërbim në internet për bisedat me video, i quajtur Botangle.com.

Biznesi i tij tani ka më shumë se 20 punonjës ( si programues, dizenjues dhe animatorë) dhe mbi 100 përdorues aktivë. Edhe pse numri i përdoruesve është relativisht i vogël, kompania tërhoqi më shumë vëmendje pasi Finman mori pjesë në konferencën Reddit Q&A, dhe dha disa këshilla për kompanitë si dhe iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me suksesin e tij në bitcoin.

“Shumë njerëz nuk mund ta kuptojnë se si një 15 vjeçar mund të bëjë diçka të tillë,” tha Finman për Mashable. “Atë çka nuk kuptojnë shumë njerëz është se, si i ri apo i vjetër të jesh, ti mund të krijosh diçka që dëshiron pa hasur asnjë barrierë në internet.”/luginapress/