Organizata e Veteranëve të Luftës të ish UÇPMB-së,përmes një njotimi ka bërë të ditur se më 5 maj ditë e dike do të hapet “Kulla e Bashkimit”.
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë:
Njoftim
Të nderuara familje të dëshmorëve,invalidë dhe veteranë të të gjitha luftërave çlirimtare si dhe mbarë popullata e Kosovës Lindore,si dhe Populli i Kosovës.
Ftoheni që të merrni pjesë në hapjen solemne të kullës me emrin “KULLA e BASHKIMIT” më 05.05.2019 ditë e Dielë në ora 18:00 vendi në fshatin Kosaqë komuna e Gjilanit.
Në këtë evenimentë është paraparë:
1. Fjalime nga përfaqësues institucional.
2.Film dokumentarë kushtuar luftës së lavdishme të UÇPMB-së.
3.Program artistik.
Ardhja juaj nderon gjakun e dëshmorëve si dhe sakrificën e kombit Shqipëtarë për liri dhe barazi përkrahë popujve të lirë të botës.
Me rrespektë këshilli organizativ.






