Home Aktuale Arbnor Fejzullahu: Fanela kuq e zi ishte ëndërra ime(Video)

Arbnor Fejzullahu: Fanela kuq e zi ishte ëndërra ime(Video)

1185
0
SHARE

Se Arbnor Fejzuallahu me talentin e tij po lenë gjurmë në fushën e futbollit këtë e dëshmojnë edhe menaxherët e ndryshëm, të cilët tashmë po shfaqin intersim për të.
Sukseset e tija nëpër ndeshje të futbollit kanë bërë që tashmë kombëtarja shqiptare ta ftoj në ndeshejen miqësore ndaj Francës.

    Arbnori është i lindur në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit në vitin 1993. Ai hapat e parë të fubollit i nisi tek ekipi i KF Tërnocit në Luginë të Preshevës. Ku këtë e dëshmon edhe vet Arbnori gjatë një intervsite të realizur nga portali informativë Lugina Press e cila u zhvillua me rastin e ftesës nga kombatarja shqiptare.                                                                                                                                                                                                 Njëri nga motivet që Arbnori të arrinë suksese në fushën e gjelbërt është se ai futbollin e ka të trashëguar nga bababi i tij Fehmi Fejzullahu i cili kishte luajtur një kohë të gjatë në KF”Tërnoci” klub ky që pati treguar sukese të mëdha atëkohë. Ndërkohë në moshën 18 vjecare ndodhi kthesa e madhe në karrierën e Arbnorit , ai u zbulua nga Jetmir Salihu, pëgjegjës për talentet dhe u ftua në kombëtaren U19 të Shqipërisë.

  Arbnor

Vlenë  të ceket se në janar të 2011 ai pati refuzuar kategorikisht ftesën e Serbisë U18. Ndërsa pas paraqitjeve me kombëtaren U19, ai u pëlqye nga klubi i Besës së Kavajës ku dhe u transferua. Fillimisht luajti në kategorinë e parë e pasi u ngjit në Superiore fitoi dhe një ftes nga kombëtarja U21.

     Pas tri sezonesh me Besën, verën e kaluar Fejzulahu u transferua te FK Partizani. Ai u bë titular e i padiskutueshëm në këtë ekip duke i luajtur të gjitha ndeshjet. Arbnori po ashtu fletë edhe për përshtypjet e tijë në këtë klub i cili thotë se kemi bërë një punë shumë të mirë në këtë skuadër si dhe përfundimin e sezonit në Klubin Fubollistik Partizani.

11304352_839146396134841_1756221158_n     Ndërkohë Arbnor Fejzullahu ra në sy të De Biasit në ndeshjet derbi të zhvilluara me Tiranën ku ai kreu paraqitje mjaft të mira, në disa ndeshje si mbrojtës i djathtë e disa ndeshje si mesfushor shkaterues. Me këtë rast De Biasi i kishte dhënë kurajo për të vazhduar tutje duke treguar suksese, derisa tashmë edhe iu afrua ftesa për të qenë pjesë e kombëtares së shqipërisë. Për Arbnorin kjo është një ndjenjë e veçantë pasi ai do ta përfaqësoj edhe Luginën.

    Futbollisti tashmë i njohur Arbnor Fejzullahu ka një porosi për të gjithë talentët e rinjë  të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e fushës së futbollit të punojnë sa më shum në këtë drejtim po qe se dëshirojnë ti realizojnë ëndrën e tyre.

   Planet e Arbnorit për të ardhmen janë që karierën e tij në futboll të vazhdoj në europ ngase edhee nga atje kanë shprehur interesim për këtë talent por për të gjitha këto do të vendos pas përfundimit të kontratës me KF Partizani./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=xSl7ziDMkMc   ” width=”560″ height=”315″]