Para pak minutash janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit në mbarë Kosovën. Edhe pse me disa parregullsi, ky proces është vlerësuar të ketë kaluar mirë.
Sipas Demokracisë në Veprim (DnV), deri në orën 16:00 kanë votuar deri në 29 për qind e personave me të drejtë vote.
Numri i qendrave të Votimit ka qenë 798 me gjithsej 2 mijë e 374 Vendvotime.
Këtij procesi zgjedhorë kanë pasur mundësi t’i drejtohen 1 milion e 782 mijë e 454 votues. /Telegrafi/






