Home SPORT Tre finale të humbura të Messit

Tre finale të humbura të Messit

802
0
SHARE

Leo Messi luan sonte në mbrëmje finalen e 17-të në karrierë dhe të katërtën në Kupën e Mbretit. Në Mestalla, argjentinasi pritet të rikthehet në statusin e protagonistit kundër Realit të Madridit pas kritikave që ka marrë ai bashkë me skuadrën pas eliminimit nga Champions League në Vicente Calderon dhe pas humbjes në kampionat kundër Granadas në Los Carmenes. Që prej kalimit në ekipin e parë të blaugranave në 2004-ën, Messi ka qënë deciziv në 16 finale me 18 gola të realizuar dhe 4 asist, ndërsa ka qënë ai që ka vendosur suksesin e Barçës në marrjen e 13 titujve mes të cilëve dy në Champions, dy Kupa, dy Superkupa Europiane, dy Botërorë për Klube dhe 5 Superkupa të Spanjës.

Shijen e hidhur të humbjes, super ylli i katalanasve e ka provuar vetëm në tre raste, përballë Sevillas në Superkupën e Europës në 2006-ën, ndaj Realit në Kupën e Mbretit 3 vjet më parë dhe sërish ndaj madrilenëve në Superkupën e Spanjës në vitin 2012. Nëse ka një rival që Messi mund t’i trembet është pikërisht bisha e bardhë. Në finalet e humbura përballë Los Blancos, njëra ka qënë me përmbysje. Veç të tjerash, porta e madrilenëve gjithmonë ka rezultuar një pengesë e madhe për argjentinasin e Barçës, i cili në 3 finale me 5 takime gjithsej ka mundur të shënojë vetëm 5 gola.