Home Aktuale Krasniqi e Limaj, pa grup parlamentar

Krasniqi e Limaj, pa grup parlamentar

807
0
SHARE

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, iu është përgjigjur sot disa shkrimeve të mediave ku thuhet se ai së bashku me deputetët Fatmir Limaj e Haxhi Shala janë ende pjesë e Grupit parlamentar të PDK-së.

Kreu i kuvendit ka thënë për Indeksonline se nuk është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës prej kohësh dhe në shumë votime e ka ndarë mendjen.

“Unë në PDK nuk jam që sa kohë dhe në shumë votime ku është dashur e kam ndarë mendjen”, ka thënë Krasniqi.

Kryeparlamentari bashkë me dy deputetët Limajn e Shalën formalisht ende janë pjesë e PDK-së, por Krasniqi ka thënë se shumë shpejt do të zgjidhet edhe kjo çështje.

Për një gjë, kryetari është i sigurt se nuk do të formojë Grup të ri parlamentar. “Grup të ri nuk do të formojmë se as nuk do të ketë kohë si duket”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndryshe, prej javës së shkuar Krasniqi e Limaj, janë bërë pjesë e strukturës drejtuese të një subjekti të ri politik – Nismës për Kosovën./Indeksonline/ 

LEAVE A REPLY