Home Aktuale Jahjaga, Mustafa e Thaçi së bashku për Gjykatën Speciale

Jahjaga, Mustafa e Thaçi së bashku për Gjykatën Speciale

840
0
SHARE

Presidentja Jahjaga sot ka takuar kryeministrin Mustafa dhe zv/kryeministrin Thaçi për të diskutuar rreth hapave për votimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale nesër në Kuvendin e Kosovës.

Mustafa e Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amendamenteve dhe procedimin e ligjit, i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale.

Presidentja shkroi një postim në llogarinë e saj në Facebook, ku përmendi takimin.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga takoi sot Kryeministrin zotëri Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin zotëri Hashim Thaçi me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës. Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale”
(sic), shkruan në postimin e Jahjagës në Facebook. /Telegrafi/