Manchester United ka hartuar një strategji të detajuar për merkaton e muajve të verës me 200 milionë Paund në pjatë, gati për t’u shpenzuar në mënyrë që “Djajtë e kuq” t’i harrojnë sa më shpejt dështet e këtij sezoni. Një prej emrave që intrigon më shumë është i riu i Sporting Lisbonës, Carlos Mane, i cili konsiderohet edhe si pasardhësi i Cristiano Ronaldos. 19-vjeçari mund të luajë në të gjitha repartet e sulmit ngjan shumë me 2 herë fituesin e Topit të Artë, i cili u transferua pikërisht nga Sportingu pë rte Man. Unirted në vitin 2003 për 12 milionë Paund. Shoqëria portugeze e ka bërë të qartë se kërkon të paktën 20 milionë nga anglezët, të cilët mund të transferojnë në “Old Trafford” edhe të riun tjetër të skuadrës luzitane, William Carvalho.
Gjithsesi, nuk mund të lemë pa përmendur faktin se merkatoja e United do të kushtëzohet jo pak nga pjesëmarrja ose jo në Champions League për sezonin e ardhshëm sepse lojtarë të kalibrit botëror do ta kenë të vështirë të transferohen në strofullën e “Djajve të kuq” në rast se ky objektiv dështon. I tillë është mesfushori i Bayern Muenchen, Toni Kroos, të cilin Manchester United e ndjek prej shumë kohësh. Pavarësisht se shoqëria I ka premtuar një pagë prej 250 mijë Paund në javë, lojtari gjerman ka ende dyshime për largimin nga Bavaria edhe pse Bayern nuk do ta kishte problem ta linte të lirë për 40 milionë Paund. Një problem i madh mbetet edhe nyja David Moyes. Trajneri skocez është ende në dyshim dhe testet e radhës do të jenë jetike për të ardhmen e tij. Në rast se pasardhësi i Ferguson largohet nga stoli, atëherë edhe merkatoja mund të marrë një drejtim të ndryshëm.






