Home Aktuale Salihi: Kujdes, jemi në 30 ditëshin e fundit të (keq)qeverisjes lokale në...

Salihi: Kujdes, jemi në 30 ditëshin e fundit të (keq)qeverisjes lokale në Bujanoc

883
0
SHARE

Antari i kryesisë së Partisë Demkratike, Sali Salihi në rrjetin social ka akuzuar pushtetin lokal për keqqeverisjen:

Postimi i plotë:

KUJDES!

Jemi në 30 ditëshin e fundit të (keq)qeverisjes lokale në Bujanoc, dhe mundësia e mashtrimit dhe manipulimit me opinionin nga ana e pushtetit në ikje pritet të rritet këto ditë, prandaj:

Kujdes! Mbyllni veshët. Ata që premtuan qeverisje “për shqiptarët” në vitin 2016 do t’i gjeni përsëri me fjalime patriotike. Ata që vendosën vija të kuqe për Shtëpinë e Shëndetit do të tentojnë t’ju joshin përsëri. Por, ju mos i besoni. Janë të njejtit. E njejta shkollë.

Kujdes! Mbyllni sytë. Ata që na lanë pa ujë në kohët më të vështira, i vjodhën shtesat e fëmijëve shqiptarë, u pasuruan gjatë tenderimeve publike, bllokuan xhirollogarinë e komunës, do të mundohen t’ju paraqiten si vikitima, se fajin nuk e kishin ata, por partnerët e tyre të koalicionit, të cilët askush nuk ia imponoi. Por, ju mos i besoni. Janë mashtrues.

Kujdes! Mbyllni dyert e oborrit. Ata që flisnin për asfaltomaninë dhe asfaltomanjakët, do t’ju hyjnë edhe oborreve tuaja për t’i asfaltuar. Por, ju mos i besoni. Se ata do të mundohen të ju bindin se asfalti hahet.

Kujdes! Ata që premtojnë rritje të buxhetit për bujqësi, janë të njejtit që premtuan për ta kthyer kultivimin e duhanit, por pasi morën udhëheqjen çështja e duhanit i takoi historisë. Pra, mos i besoni. Rritja e buxhetit nënkupton subvencionimin e bujqëve “me kravata”, që në fakt janë shefa, kryeshefa e drejtorë të ndërmarrjeve publike.

Kujdes! Manjiakët e kerreve do të blejnë kerre edhe për policinë, njejtë siç blenë edhe për vete. Ata do të gënjejnë publikisht, por ju mos i besoni. Ekzistojnë dokumente zyrtare që dëshmojnë këtë.

Pra, kujdes! Është koha kur mashtruesit do t’i vërsulen zanatit të tyre.

Kujdes PO!
M’i besu JO!