Ka filluar sot ndarja e serrave, përfituesëve të komunës së Bujanocit, donacion ky i dhuruar nga Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA), e që u realizua nga Komuna e Bujanocit.
Komuna e Bujanocit muajin e kaluar kishte shpallur konkursin për ndarjen e serrave, donacion i dhuruar nga Agjencioni Turk për Zhvillim dhe bashkëpunim Ndërkombëtar (TIKA).
Në këtë konkurs kanë konkuruar 75 alplikues të cilët kanë të regjistruar ekonomunë bujqësore ndërsa 25 prej tyre kanë fituar serrat për prodhimtarinë bujqësore.

Sali Salihu nga zyra për zhvillim ekonomik lokal në Bujanoc ka thënë se komisioni ka dalë në terren ka parë situatën dhe ka vendosur për përfituesit e serrave. Salihu bënë të ditur se sot është bërë ndarja e 7 serrave ndërkaq nga dita e shtunë do të bëhet ndarja e serrave të tjera.
Nga ana tjetër edhe përfituesit e këtij donacioni shprehen të kënaqur ngase kjo iu mundëson rritjen e prodhimeve bujqësore.
[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=OzgYCTINHjg ” width=”560″ height=”315″]






















