Revista për të rinjë “Youth Union” ka dalur në dritË këto ditë, e cila mirëmbahet nga nxënësit e shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc edhe ata të shkollës së mesme “Sveti Sava” po ashtu nga Bujanoci.
Nxënësit shiptar dhe ata serbë cilët janë pjesë e kësaj reviste kanë bërë sot shpërndarjen e saj në qytetin e Bujanocit. Kjo revistë i dedikohet nxnësve shkollave të mesme nga Bujanoc me mësim në gjuhën shqipe dhe ate serbei.
Ky është numri i parë i revistës dhe është një aktivitet i përbashkët i dy shkollave të mesme në Bujanoc thot Shiqpe Misimi njëra nga aktivistet e këtij projekti.
Gazeta në vete përmbanë tema të larmishme të përgatitura nga nxënësit e dy shkollave të mesme të cilët veprojnë në Bujanoc, shkolla e mesme “Sezai Surroi” dhe “Sveti Sava”.Shkrimet në këtë revistë botohen në dy gjuhë krahas njëra tjetrës/Lugina Press/






