Klubi anglez Liverpool duke se nuk është i kënaqur me repartin e sulmit.
Ata janë duke e shikuar mundësinë që repartin ofansive ta forcojë me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzeman.
Daily Star shkruan se Reds janë duke u interesuar të marrin sulmuesin francez qysh në afatin e janarit.
26-vjeçari me origjinë algjeriane është një pikë fikse në sulmin e përfaqësueses së Francës, megjithatë nuk mund të thuhet e njëjta gjë përsa i përket pozitave të tij te klubi aktual i Realit të Madridit.
Liverpool është i gatshëm t’ia ofrojë klubit mbretëror 40 milionë euro për ish yllin e Lyonit, por thuhet se skuadra merenguese nuk dëshiron që të shesë lojtarin, sidomos pas momentit kur Barcelona u forcua së tepërmi në aspektin ofensiv me një lojtar si Luis Suarez.






