Home Aktuale Dita Botërore e Lirisë së Mediave, Serbia mban pozitën numër 74

Dita Botërore e Lirisë së Mediave, Serbia mban pozitën numër 74

913
0
SHARE

Sipas raportit të Freedom House të publikuar të enjten, Serbia mban pozitën numër 74 sa i përket mediave.

 Sot shënohet 3 Maji – Dita botërore e lirisë së medias. Në këtë ditë duhet të ngritet vetëdija për nevojën e lirisë së medias dhe të rikujtohen qeveritë dhe përgjegjësitë e tyre për të respektuar lirin e shprehjes.

 Sipas raportit të Freedom House të publikuar të enjten, Maqedonia radhitet në vendin e 122. Kosova është radhitur në vendin e 98-të sa i përket lirisë së mediave. Ndërsa Shqipëria në vendin e 92. Ndërsa sa i përket vendeve të tjera të rajonit, Serbia mban pozitën numër 74, Mali i Zi 78, Kroacia 83, Bosnja dhe Herzegovina 103, etj.

Organizata me seli në Shtetet e Bashkuara ka vlerësuar situatën e mediave në 197 vende dhe territore të botës.

Mirëpo sipas Freedom House, liria globale e shtypit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se një dekadë. Në vendin e parë kryeson Holanda, duke pasur lirinë e plot të shprehjes sa i përket mediave.
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, që shënohet për çdo vit në tërë botën më 3 maj, është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1993 dhe shërben si rast për të avokuar për lirinë e shtypit dhe të shprehurit.

Liria e shtypit buron nga të drejta themelore, të përcaktuar nga liria e informimit. Siç thuhet në Rezolutën 57 (i), të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1946, “liria e informimit është një e drejtë themelore si dhe gurë-themeli i të gjitha të drejtave të cilave u përkushtohen Kombet e Bashkuara.

Liria e informimit nënkupton të drejtën për të mbledhur, transmetuar, dhe botuar lajme kudo qoftë dhe gjithkund pa pengesë. Si e tillë, ajo është faktor i rëndësishëm i çdo përpjekjeje për të promovuar paqe dhe zhvillim të botës.

Secili njeri ka të drejtë për mendim dhe shprehje të lirë; kjo e drejtë përfshinë lirinë për të shprehur mendime pa ndonjë ndërhyrje si dhe lirinë për të kërkuar, pranuar dhe për të dhënë informata dhe ide përmes çfarëdo medie dhe pa marrë parasysh kufijtë./Lugina Press/