Home Aktuale Leonora Memeti  siguron mendimin pozitiv edhe nga  KKSH për drejtor  në sh.f...

Leonora Memeti  siguron mendimin pozitiv edhe nga  KKSH për drejtor  në sh.f  “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc

1714
0
SHARE
 Profesoresha  Leonora Memeti    ka siguruar  mendimin pozitiv edhe nga   Këshilli Kombëtar Shqiptar për drejtor  në shkollën fillore  “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc.

Ditë më parë  profesoresha  Leonora Memeti   me shumicë votash  pati  siguruar   mendimin pozitiv   ana e  këshillit të arsimtarëve  në shkollën fillore  “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc për të udhëhequr këtë institucion arsimor.

Ndërkaq  mendimin për drejtor duhet të jep edheKëshilli i Shkollës i cili përbëhet nga nëntë anëtarë.

Ndërkohë pas dhënies së  mendimit nga ana e punëtorëve  të shkollës,  atij   të   Këshillit Kombëtar Shqiptar, e më pas nga Këshilli i Shkollës  mbetet  vendimi përfundimtar  që e  jep Ministria e Arsimit .