Home Aktuale Futbollisti në kombëtren Zvicerane Admir Mehmedi u prit nga kryetari...

Futbollisti në kombëtren Zvicerane Admir Mehmedi u prit nga kryetari i Gostivarit

1111
0
SHARE

Futbollisti i njohur shqiptar Admir Mehmedi aktualisht anëtar i skuadrës gjermane Wolfsburg dhe anëtar i reprezentacionit të Zvicrës, sot u prit nga kryetrai i Komunës së Gostivarit Arben Taravari.

Me këtë rasti futbollisti Gostivaras i dorëzoi kryetari fanellën me numrin 18, ndërsa kryetari Tarvari në shenjë të respektit i dorëzoi plaketë me simbollin e komunës së Gostivarit. Pas takimit ata para medimeve deklaruan. “Pasaporta më e mirë e gostivarasve janë shkenctarët dhe sportistët. Para disa ditëve e kishim Ferid Muratin, një nobelist nga Gostivari sot e kemi Admir Mehmedin një sportist, një futbollist i famshëm i cili gjithashtu është me preardhje nga Gostivari. Na bënë nder që është sot këtu në Komunën e Gostivarit dhe shpresojmë që karriera e tij e cila ka filluar prej para 10 viteve të vazhdon edhe 10 vite tjera, të ketë sukses.

Në Gostivar u bë shumë i njohur pasi u paraqit në Botërorin e para 4 viteve si lojtar i Zvicrës unë shpresoj se karriera e tij do vazhdoje me sukses si në kombëtaren e zvicerane ashtu edhe në klubin futbollistik profesional ku luanë” deklaroi Arben Taravari. Admir Mehmedi i cili përshkak të lëndimit nuk është me kombëtaren zvicerane në kampionatin botëror “Rusi-2018”, falënderojë kryetarin e komunës për pritjen që i bëri atij dhe prindrit të tij. “Unë i falënderohem zotëri kryetarit . I dëshiroj Gostivarit si komunë, si qytet sukses maksimal ishalla shihemi” deklaroi futbollisti Admir Mehemedi Duke i përgjigjur pyetjes për kualifikimin e Zvicrës në raundin e dytë të Botërorit, ai tha: “Suksesi shumë i madh ishalla vazhdojnë kështu”. Menjëhere pas takimit me kryterain e Gostivarit, futbollisti Mehmedi ka udhëtuar në Gjermani ku do t’i bashkëngjitet ekipit në pergatitjet për sezonin e ri 2018/2019.

 

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=YLtsA-NW1wM  ” width=”560″ height=”315″]