Home Aktuale Leonora Memeti merr mendimin pozitiv për drejtoreshë në sh.f”Muharrem Kadriu”...

Leonora Memeti merr mendimin pozitiv për drejtoreshë në sh.f”Muharrem Kadriu” Tërnoc

4448
0
SHARE

Profesoresha  Leonora Memeti   me shumicë votash  ka siguruar sot  mendimin pozitiv nga ana e  këshillit të arsimtarëve  në shkollën fillore  “Muharrem Kadriu “ në Tërnoc për të udhëhequr këtë institucion arsimor.

Votimi i sotëm është bërë duke u bazuar në konkursin e  shpallur në gazetën javore “Posllovi”,  për drejtor të shkollës fillore” Muharrem Kadriu” në Tërrnocc,  ngase drejtori i tashëm  Vahidin Iseni pas disa muajve do të shkoj në pension.

Në votim kanë marrë pjesë 74  punëtorë nga 78  sa ka kjo shkollë pasi 4 prej tyre kanë munguar për shkaqe të arsyeshme.  Ndërkaq nga 74  vota,   prej  tyre 58 ishin pro,  ndërsa 16  kundër.

 Më këtë rast Leonora Memeti  i  është mirënjohëse  punëtorëve të shkollës për besimin që kanë dhënë ndaj saj.

Leonora Mehmeti është e  lindur më 19.02.1979. Profesoreshë e mësimit klasorë, e diplomuar që nga viti 2004 në Prishtinë, me 17 vite përvojë pune në procesin edukativo arsimorë.Jeton në Tërrnoc dhe është nënë e tre fëmijëve

Dhënja e mendimit nga ana e punëtorëve  të shkollës  është hapi i parë,  duke patur parasysh dhënien  e mendimit nga  Këshilli Kombëtar Shqiptar, e më pas nga Këshilli i Shkollës e  vendimin përfundimtar e jep Ministria e Arsimit./Lugina Press/