Kuvendi Komunal i Bujanocit sot ka aprovuar vendimin për buxhetin e vitit 2017.
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Bujanocit me shumicë votash është aprovuar vendimin për buxhetin e vitit 2017 prej 940.716.000 dinarësh.
“Vendimi i ri parasheh 23 milion dinarë mjete për ndihmë bujqësisë dhe 10 milion tjera që janë të parapara për të ndihmuar biznesin lokal. Katër (4) milion dinarë parashihen për projektet në bashkëpunim me donatorët ndërkombëtarë”, është shprehur Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit.
Ndarja e buxhetit është bërë në mënyrën sa më racionale, duke mos anashkaluar as projektet që duhet vazhduar dhe ato të reja në infrastrukturë është shprehur Kamberi ./Lugina Press/






