Prodhuesi i cigareve “Filip Morris” nga 26 dhjetori do ti shtrenjtoj cigaret për 10 dinarë.
Kjo shtesë dhe ngritje e çmimit vjen pas llogaritjes specifike të akcizës që është ngritur për dy dinarë dhe në fuqi është nga viti i ri, ndërsa çmimi i prodhuesit do të jetë edhe për 7.5 dinarë, raporton presheva.com.
Duhanpirësit në të ardhmen që pinë cigare nga kjo kompani do të paguajnë me çmim për një kuti prej 210 deri 340 dinarë.
Sipas kalendarit të ri, çdo 6 muaj do të rriten çmimet për një kuti cigare për 1.5 dinarë deri në vitin 2020 për të arritur standardet e Evropës ku çmimi minimal i akcizës është 90 euro në 1000 cigare, ndërsa në Serbi tani është 50 euro.






