Home Aktuale Kryetari Arifi priti drejtuesit e Organizatës “RUMELISIAD”nga Turqia

Kryetari Arifi priti drejtuesit e Organizatës “RUMELISIAD”nga Turqia

96
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka pritur sot kryetarin e Organizatës “RUMELISIAD”   Omer Kumova me seli në Bursa të Turqisë.

Takimin e ka bërë të ditur kryetari i Bujanocit Nagip Arifi në profilin e tij në facebook.

 Sot prita në takim kryetarin e Organizatës “RUMELISIAD” z. Omer Kumova me seli në Bursa të Turqisë, me ç’rast e falemnderova për kontributin e tij që ka dhënë për renovimin e shkollës fillore në Tërnoc dhe fasadimin e objektit të komunës. Njëherit, biseduam edhe për projekte tjera në fushën e ekonomisë dhe infrastrukturës.