Home Aktuale Asfaltohet një rrugë në Bilaç

Asfaltohet një rrugë në Bilaç

121
0
SHARE

Asfaltimi i një rruge në Bilaç ka shënuar edhe fillimin e sezonit të punimeve në infrastrukturë në komunë të Bujanocit.

Faqja zyrtare e komunës në FB njoftoi se bëhet fjalë për rrugën me gjatësi 330 metra me kosto prej 2 milionë dinarësh.

Punimet i vëzhguan edhe drejtuesit komunal.

FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE NË KOMUNËN E BUJANOCIT
Fillimi i pranverës ka mundësuar edhe fillimin e punimeve në terren. Sot, zyrtarë komunal të kryesuar nga kryetari i komunës së Bujanocit kanë vëzhguar nga afër fillimet e punëve në fshatin Bilaç, respektivisht asfaltimin e një rruge prej 330 metrave, me vlerë prej rreth 2 milionë dinarëve pa TVSH. Punëkryes i këtyre punëve është kompania “Saba Bellça”.
Derisa qytetarët shprehen të kënaqur për përmirësimin e kushteve infrastrukturore, zyrtarët komunal theksojnë se punimet në përmirësimin e kushteve për jetesë do të vazhdojnë edhe në rrugë tjera të Bilaçit, por edhe në vendbanimet tjera të komunës së Bujanoc.