Home Aktuale Kryetari Arifi falënderon qeverinë e Kosovës për ndihmën prej 200 mijë euro...

Kryetari Arifi falënderon qeverinë e Kosovës për ndihmën prej 200 mijë euro për Bujanocin

790
0
SHARE

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka falënderuar qeverinë e Kosovës për realizimin e transferit financiar me vlere prej 200.000 euro.

Ky është postimi i tij falënderuar në Facebook: 

Sot, realizuam edhe një transfer financiar me vlerë prej 200.000 € nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Ky transfer u realizua duke u bazuar në kërkesën tonë drejtuar kryeministrit Hoti për sanimin e dëmeve nga vërshimet e fundit që përfshinë komunën tonë.Mjetet e marra do të shfrytëzohen për sanimin dëmeve infrastrukturore, duke filluar nga Malësia e Bujanocit e këndej.
Shfrytëzoj rastin të falemnderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, kryeministrin në detyrë, deputetin e Parlamentit të Kosovës Faton Bislimin për insistimin e tij të vazhdueshëm, si dhe një falemnderim të posaçëm për drejtorin e Thesarit të Kosovës Ahmet Ismajli për angazhimin e tij të pakursyer që mjetet të transferohen sa më shpejt.