Home SPORT Kah po shkon Shaqiri?

Kah po shkon Shaqiri?

1265
0
SHARE

Xherdan Shaqiri tashmë është shndërruar në një telenovelë. Mesfushori kosovar pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë këtij muaji, por destinacioni i tij ende nuk është i qartë, shkruan Zëri.

Mediat e huaja japin versione të ndryshme, por një gjë është e sigurt: Interi dhe Liverpooli janë më afër se kurrë që ta bëjnë të vetin mesfushorin kosovar.

Sipas “Talksport”, transmeton Zëri, “Nerazzurri” e kanë mposhtur konkurrencën e “Reds” për 23 vjeçarin, në të cilin nuk llogarit trajneri Pep Guardiola.

Mirëpo, klubi nga “Anfield Riad” nuk e ka ndërmend të dorëzohet, duke bërë ofertë më të majme se rivali italian.

Flitet se Shaqiri mund të huazohet në Inter për gjashtë muaj, për t’u bërë komplet interist gjatë verës, për 14-15 milionë euro.