Nexhat Salihu një mërgimtar nga Tërrnovci i Bujanocit i cili jeton dhe vepron në Zvicër është humanisti i radhës që ka ndihmuar shkollën fillore”Muharrem Kadriu” në Tërrnovc.
Banka për sallat e arsimtarëve dhe dollap për vëndosjen e ditarëve i ka sjellur Nexhat Salihi nga Zvicra.
Ndërkaq këtë aksion e ka mbështetur dhe përkrahur dhe vajza e tij.
Ndihmat her pas here që po bëhen si në shkollë por dhe nëpër fshat, jep të kuptojmë se mërgimtarët tanë edhe pse jetojnë në perëndim ata në zemër dhe shpirtë ende e kanë vendlindjen e tyre. Vlenë të ceket dhe transportin që e bëri për sjelljen e inventarit me mjetet e tij, me këtë rast ka kontribuar dhe vet transportuesi” Nafi Trasport” duke ulur çmimin ngase bëhet fjalë kontributi ndaj arsimit.
E drejtori i shkollës filllore “Muharrem Kadriu” në Tërrnovc Naser Zairi ka falënderuar tej mase shokun e fëmijërisë dhe të bankave shkollore që ka sjellur inventarin në këtë institucion arsimorë./Lugina Press/










