Home Aktuale Krimea: Duam të jemi si Kosova

Krimea: Duam të jemi si Kosova

960
0
SHARE

Parlamenti i Republikës Autonome të Krimesë shpall pavarësinë nga Ukraina, duke ndjekur shembullin e Kosovës. Ja se ç’shkruhet në Deklaratën e Pavarësisë së Krimesë:

Parlamenti i Republikës Autonome të Krimesë shpall pavarësinë nga Ukraina, duke ndjekur shembullin e Kosovës. Ja se ç’shkruhet në Deklaratën e Pavarësisë së Krimesë:

“Ne, anëtarët e Parlamentit të Republikës Autonome të Krimesë dhe të Këshillit të Qytetit të Sevastopolit, bazuar në statutin e Kombeve të Bashkuara dhe në përputhje të plotë me dokumentet ndërkombëtare, gjithashtu duke marrë në konsideratë edhe konfirmimin e statusit të Kosovës nga Gjykata e Ndërkombëtare e Drejtësisë e Kombeve të Bashkuara të 22 Korrikut 2010, e cila thotë se shpallja e njëanëshme e pavarësisë nga një pjesë e vendit, nuk dhunon asnjë normë ndërkombëtare, marrim këtë vendim.”

Zyrtarë të parlamentit të Krimesë thanë për agjensinë ruse të lajmeve Ria Novosti, se rezoluta për pavarësinë u miratua me 78 vota nga 100 vende që ka parlamenti. Të djelën banorët e gadishullit do të vendosin nëse do të jenë pjesë e Federatës Ruse.

Më herët vullnetarë nga forcat vetëmbrojtëse të rajonit bënë betimin për të qenë pjesë e ushtrisë së re të Krimesë, e cila ka për qëllim të mbrojë banorët nga provokimet e qeverisë së vetëshpallur sipas tyre të Kievit. Autoritetet në Kiev, paralajmëruan se do të shpërbënin, parlamentin e Krimesë, nëse deri të mërkurë nuk anullojnë referendumin. Duke folur nga Rostovi, në një konferencë për shtyp, presidenti i rrëzuar Viktor Janukoviç bëri përgjegjës për zhvillimet në Krime, qeverinë e re të Kievit, të cilën ai e konsideron si ilegjitime. Në konferencën që zgjati vetëm 7 minuta, ai hodhi poshtë zërat se kishte qenë në gjendje të rëndë shëndetesore.

Shqetësimi i Janukoviç ka të bëjë pikërisht me faktin se në vend, pushtetin e kanë marrë me dhunë ekstremistët, të cilët i konsideroi “banditë”. Ja se çfarë i rikujton ai perëndimit. “Do doja vetëm tu thoja atyre në perëndim që përkrahin këto forca të errta… Jeni të verbër? E harruat se çfarë është fashizmi?

Janukoviç përsëriti edhe një herë se është presidenti legjitim i vendit dhe kërkoi nga Shtetet e Bashkuara të mos u japin ndihma financiare autoriteteve të jashtëligjshme në Kiev. Ai paralajmëroi se vendi kërcënohet nga një katastrofë ekonomike. Duke i konsideruar gjithashtu antikushtetuese zgjedhjet presidenciale të parashikuara për në 25 maj, Janukoviç tha se do të rikthehej në Ukrainë sapo rrethanat t’ia mundësonin. Gjithashtu shprehu besimin se ushtria ukrainase nuk do të pranojë të marrë urdhëra nga ajo që e konsideroi si Juntë ushtarake të Kievit.

Në të tjera zhvillime, sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri deklaroi nga Uashingtoni se nuk do të ulet në bisedime me palën ruse, derisa Moska të tërheqë ushtrinë nga Krimea.

LEAVE A REPLY