Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë nuk duhet ri-miratuar por duhet funksionalizuar sa më parë
Sot ishte seanca e Kuvendit dhe u njoftuam nga mediat elektronike që KK Gjilan, miratoi një vendim për formimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë !? .
Kjo përbërje e Kuvendit Komunal të Gjilanit nuk ka nevoj e as arsye që të ri-votoj një vendim që tani është miratuar dhe ekziston. Shumë lehtë mundë të gjindet procesverbali i seancës në fjalë .
Sqarojm opinionin publik që : Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë është formuar më datën e 27 qershor 2013 të seancës e VIII-të , pas disa kërkesave nga ne u arritë që të formohet . Po , ashtu ,për herë të parë pas vitit 1999,u arritë që Kuvendi Komunal i Gjilanit të caktoj një pikë të rendi të punës kushtuar banorëve që jetojn në Gjilan dhe Komunave që kufizohemi me Preshevë , Bujanoc ,Kumanovë e Likovë . Për caktimin e një pike të veqantë të rendit të punës 24 Këshilltarë Komunal votuan pro kurse 14 ishin kundër dhe asnjë abstenim . Kurse për caktimint të një pike të posaqme të rendit të punës në seancën e datës 27 qershor 2013 pas diskutimeve u hodhë në votime dhe ja rezultati 22 Asambleistë votuan pro kurse të tjerat vota ishin abstenime. Në këtë seancë është marrë edhe vendimi lidhur me atë që Komiteti do ti ketë nënt /9 / anëtarë .
Prandaj , kjo legjislaturë e Kuvendi të Gjilanit gjatë ksaj periudhe është dashur jo të mirret dhe që të votoj një vendim që tani kaher ekziston , por :
– Të pregaditet draft marrëveshja për nënshkrim me Komunat veqë e veqë ,
– Është dashur të jetë caktuar nga Kuvendi ,Komision që do të pregaditin draftë marrëvëshjen dhe të caktohet për cilën kohë duhet ta përfundojn dhe po kjo legjislatur e Kuvendit të ngarkoj me detyra Asambleist edhe
– Për caktimin e detyrave dhe përgjegjesive të anëtareve të këtij komiteti për bashkëpunim ndërkufitar .
Për këto dhe çështje tjera është i njoftuar opinion i gjërë , kurse sa i përket zyrës për të dëbuarit, zhevendosurit dhe shpërngulurit nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva është segment që i përket nivelit qendror , pra Parlamentit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës . Autori Refik HASANI , ish-Këshilltarë Komunal i Gjilanit dhe njëherit Asambleisti që dha propozimin dhe u morë vendimi për formimin e Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë . luginapress/ Gjilan 28 Maj 2014 .






