Home Aktuale Pritje madhështore për kampionin Shefat Isufin (Foto)

Pritje madhështore për kampionin Shefat Isufin (Foto)

1056
0
SHARE

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në mënyrë madhështore është pritur kampioni i botës në versionin WBC Shefat Isufi nga Tërnoci komuna e Bujanocit.
Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi bashkë me familjarët  e Shefat Isufit dhe qytetarë tëtjerë i bënë një surprizë kampionit të boksit duke e pritur në mënyrë madhështore në ndërtesën e komunës së Bujanocit.
Pritjes madhështore të kampionit para ndërtesës së komunës i priu edhe pritja e në kabinetin e Kryetarit të komunës.
Kryetari Arifi me këtë rast duke uruar Shefatin për fitoret e tij i ka dhënë mbështetje të plotë për për ardhmen në arritjene titujve.
“Ne duhet të jemi krenarë për një djalë të tillë siç është Shefati, sepse atë e njoh që nga fëmijërija e tijë, është djal i qetë dhe i sjellshëm me qytetarët, por shum i fortë në ring dhe për këtë jo vetëm familja e tij por të gjith jemi krenarë”
Kampioni nga Tërrnoci , theksoi se ndjehet shumë i lumtur me këtë pritje madhëshore e cila është organizuar nën organizimin komunës së Bujanocit.
Në pritje të kampionit ishin edhe dy biznesmenët shqiptarë nga Turqia të cilët për dy ditë me rradhë ishin në vizitë në komunën e Bujanocit./Lugina Press/
1
3 DSCN9414 DSCN9430 DSCN9444 DSCN9445 DSCN9446 DSCN9447 DSCN9463 DSCN9466 DSCN9469