Home Aktuale Themelohet “Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës” në Kosovë(Video+foto)

Themelohet “Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës” në Kosovë(Video+foto)

787
0
SHARE

    Në sallën e kuqe  të fakultetit filologjik pranë universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” sot në  mënyrë solemne është hapur  “  Unioni i Studentëve të Luginës së Preshevës  ”organizatë kjo e themeluar për studentët  nga Lugina e Preshevës që studjojnë në Universitet e Republikës së Kosovës raporton Lugina Press.    

OLYMPUS DIGITAL CAMERA     

        Në ceremoninë  e hapjes solemne,  kanë marrë pjesë,  studentë nga Lugina e Preshevës të cilët studjojnë  në  Universitetet e republikës së Kosovës,  përfaqësues nga pushteti lokal i  Bujanocit dhe të Preshevës, përfaqësues të organizatave jo qeveritare etj.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

    Fillimisht  të pranishmit i përshëndeti kryetari i organizatës studentore   “Unioni  për Studentët e Luginës së Preshevës”,  Sylejman Saqipi i cili mes tjerash theksoi se kjo organizatë do të jetë një  qendër unifikimi për studentët e luginës së  Preshevës  të cilët studjojnë në  Universitet e Republikës së Kosovës.

     Ndërkohë fjalën  rastit e mori Krytari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.    “Të dashur student,  kamë ardhur këtu  para jush,  që të ju jap  një mbështetje   morale dhe politike  dhe më  llogaritni mua se jam i bashkërenditur  në ulëset bashkë me ju si studentë” theksoi Musfata.

      Më pas  hapjen e “Unioni  për Studentët e Luginës së Preshevës” e përshëndeti Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

  “ Unë vërtet sot ndjehem i kënaqur që  gjindem para jush, ideja e formimit të unionit të studentëve të luginës së Preshevës , ka qenë kahmoti që kur isha studentë,  për herë të parë këtu që nga viti 2002 e këndej, mirëpo thotë një fjalë,  më mirë një punë e bërë se sa një mijë  ide të pa realizuara dhe ju në këtë pikë u treguat shumë të guximshëm “ theksoi   Arbër Pajaziti, shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit . Pajaziti me këtë rast përcjolli edhe përshëndetjet e kryetarit të Bujanocit Nagip Arifi.

Ndërkohë fjalën e rastit e mori edhe kryetari   “Unionit  studentor të  Luginës së Preshevës” në Maqedoni  Daim Laçi dhe kryetari   organizatës “ Paqa studentore” Mirlind Behluli të cilët i afruan bashkëpunim Unionit  për studentët e luginës së Preshevëës në Kosovë në realizimin e projekteve të përbashkëta.

Unioni  për studentët e luginës së Preshevës” është themeluar  me qëllim të integrimit të studentëve të Luginës në jetën studentore në Kosovë, ofrimin e ndihmës rreth problemeve që hasin gjatë studimeve, bashkëpunimi në mes tyre, përfitimin e përvojave sa më të mira dhe ngritjen e nivelit të tyre kulturor, shoqëror dhe intelektual./Lugina Press/