Home Aktuale “Katastrofë kolosale humane” refugjatësh në Evropë

“Katastrofë kolosale humane” refugjatësh në Evropë

361
0
SHARE

Pa rrugë joligjore dhe jo të sigurta drejt Evropës, njerëzit po shtyhen në duart e grabitësve dhe trafikuesve dhe po rrezikojnë veten në ujërat detare.

Kombet e Bashkuara janë nxitur të marrin në shqyrtim rregullimin e refugjatëve që vijnë nga Afrika e Veriut dhe Lindja e Mesme, për shkak të numrit gjithnjë e në rritje të emigrantëve që nisin udhëtime të rrezikshme përgjatë Mesdheut, në përpjekje të dëshpëruar për të shkuar në Evropë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, ka thënë për herë të parë se rregullimi në shkallë të gjerë i emigrantëve dhe refugjatëve jashtë Evropës, në vende si Egjipti, Libia ose Sudani mund të jetë i nevojshëm, pasi autoritetet e këtyre vendeve pretendojnë se janë braktisur nga Brukseli në fillim në të “katastrofe kolosale humanitare”.

Qindra mijëra njerëz po përgatiten për një kalim të rrugëve detare nga brigjet e Afrikës Veriore për në Greqi dhe Itali, njoftojnë zyrtarët.

Pamjet e muajve të parë të këtij viti tregojnë një rritje dramatike krahasuar me vitet e mëparshme.

Rreth 42 mijë njerëz janë përpjekur të kalojnë Mesdheun për në Itali këtë vit, sipas Agjencisë së kufirit të BE-së, Frontex.

Javën e shkuar, më tepër se 1000 emigrantë u përballën me një barrierë në Melilla, një enklavë spanjolle në Marok, teksa ishin nisur për tokën evropiane, 400 prej të cilëve e çanë barrierën.

Të njëjtën ditë, policia kufitare franceze, kërcënoi tre kampe që mbanin qindra refugjatë në portin e Calais.

Javët e fundit ka pasur dhjetëra vdekje në ujërat e Mesdheut dhe Egjeut, midis Turqisë dhe Greqisë.

Kryqi i Kuq i Italisë bëri thirrje për një “korridor humanitar”, i cili duhet të hapet për njerëzit që përballen me luftë dhe uri.

Nevoja për ndryshimin e politikës

“Bashkimi Evropian nuk ka gjetur mekanizma efektiv për të parandaluar vdekjet e emigrantëve në det”, tha drejtori i UNHCR për Evropën, Vincent Cochetel.

“Në vend të përqendrimit në kontrolle më të ashpra në kufti, BE-ja duhet të përcaktonte rrugë më të sigurta”, thotë ai.

Aktivistët për të drejtat e refugjatëve e kanë refuzuar idenë e ngritjes së kampeve të mëdha të refugjatëve jashtë Evropës, pasi i frikësohen faktit se refugjatët do të jenë në mëshirë të shteteve me të dhëna të pakta të të drejtave të njeriut dhe drejtësisë.

“Në parim, Vëzhguesi për Të Drejtat e Njeriut nuk e ka problem krijimin e rrugëve të eksesit për azil në BE nga vendet jashtë Evropës, por ju nuk mund t’i imagjinoni kushtet reale me të cilat përballet sot Libia, Egjipti e Maroku”, tha Judith Sutherland, nga Vëzhguesi për Të Drejtat e Njeriut.

Greqia, e cila aktualisht mban presidencën e BE-së, po bën presion për hapjen e qendrave në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme, për të strehuar refugjatët dhe emigrantët, para se ata të shkelin në tokën evropiane.

Po ashtu, qeveria greke po bën thirrje për ngritjen e një task-force detare ndërkombëtare për të patrulluar Mesdheun, në përpjekje për të ndalur lëvizjen e emigrantëve.

Greqia do t’i shtrojë propozimet në një tryezë në samitin e BE-së muajin e ardhshëm, njoftojnë zyrtarët e lartë qeveritarë në Athinë.

“Hartimi i një politike për emigrimin është një nga prioritetet e presidencës greke, po ashtu edhe për presidencën italiane”, tha kryeministri i Greqisë, Evangelos Venizelos.

Ai shtoi se “vendet e Mesdheut, anëtare të BE-së po punojnë së bashku. Mirëpo, bregdeti grek është më i gjatë se bregu i të gjitha vendeve të tjera anëtare. Pa rivlerësim thelbësor të politikave, ne nuk mund të përballem dot me krizën”.

Edhe Italia ka premtuar ta vendosë çështjen e emigrimit në krye të listës së BE-së, kur të marrë presidencën në korrik.

“Gjatë presidencës evropiane, Evropa do të shohë një Itali që sjell ndryshim”, tha ministri Angelino Alfana, javën e shkuar.

Ndërsa Amnesty International, në një deklaratë ku kritikonte mosveprimin e BE-së, tha se, “pa rrugë joligjore dhe jo të sigurta drejt Evropës, njerëzit po shtyhen në duart e grabitësve dhe trafikuesve dhe e rrezikojnë veten në ujërat detare”. /shekulli/