Home Aktuale Në fshatin Turi po asfaltohen edhe dy rrugë

Në fshatin Turi po asfaltohen edhe dy rrugë

825
0
SHARE

Pushteti lokal po vazhdon punimet në projektet e parapara për vitin 2014 për asfaltimin e rrugëve të mbetura në vendbanimet e komunës së Bujanocit.

Gjatë ditës së sotme ka filluar asfaltimi i dy rrugëve të mbetura në fshatin Turi të Bujanocit, ku gjatësia e këtyre rrugëve është 330 metra për të cilën nga buxheti komunal janë ndarë 8 milionë dinarë.

l2

Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se punimet janë ndërprerë për një kohë pasi kanë qenë zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqipatrëve, këtë e kemi bërë që mos të thuhet nga rivalët se po punohet gjatë zgjedhjeve për reklam.

Ndërkaq drejtori i drejtoratit për ndërtim Agim Haliti, tha se punumet janë duke ecur sipas planit dhe programit dhe drejtorati për dnërtim këtë vit me sukse është duke e rumbullakësuar programin e sajë në realizimin e projekteve të parapara. Punimet në ekzekutimin e rrugës në fjalë është duke i kryer ndërmarrja për ndërtim “Saba Bellça” nga Presheva./Lugina Press/