Meriton Kurshumlia dhe Nderim Kërleshi janë dy Dj që përbëjnë grupin e tashmë të njohur “DuoDeejays”.
Këta dy Dj, Meriton Kurshumlia 26 vjeçar dhe Nderim Kërleshi 25 vjeç, janë duke performuar së bashkku në këtë grup i cili tashmë ka bërë emër si grupi “DuoDeejays”
Dikur dy dj shqiptar edhe pse jetonin në Prishtinë ata përformonin të ndarë derisa i bashkoi grupi “DuoDeejays”
Në vitin 2009 ata vendosën të bashkohen dhe të performojnë stilin dhe muzikën së bashk me një emër të cilët e emërtuan “DuoDeejays” .
Së bashku iu referuan të të njejtes rrymë muzikore e cila varion nga “Deep Soulful” deri tek ato të çmendurat e” Afro House” dhe “Remix” të hiteve të kohëve të kaluara.
Që nga ai viti 2009 kur dhe formuan grupin e përbashkët, e deri më sot ata janë aktiv në skenën e natës dhe organizimet e tjera dedikuar të rinjëve./Lugina Press/






