Home Aktuale Kamberi:Serbia, përmes kryeministrit, po na dërgon kërcënime “miqësore”

Kamberi:Serbia, përmes kryeministrit, po na dërgon kërcënime “miqësore”

784
0
SHARE

Deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Aleksandër Vuçiq që shqiptarët e Luginës së Preshevës,    shtet të vetin të konsiderojnë  Serbinë.

Në reagimin e Kamberit thuhet:

Nuk ka asnjë dyshim se Serbia po mundohet të shfrytëzojë çdo shkas për të demonstruar forcën ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Ngjarjet në Kumanovë dhe më gjerë në Maqedoni po paraqiten shkas i përshtatshëm për të. Serbia, përmes kryeministrit, po na dërgon kërcënime “miqësore”, analistët e ndryshëm, nëpër mediat, paralajmërojnë “skenare të ngjashme” me Kumanovën edhe në Luginë të Preshevës”. Tituj bombastik rreth “Shqipërisë Natyrale” nëpër çdo medium beogradas. Forca plotësuese policore tashmë veç janë në rajon.

Skenare tashmë të njohura, nën akuza tashmë të njohura, që në të kaluarën i paraprinin aksioneve spektakolare policore në Luginë të Preshevës.