Home Aktuale Arifi: Dhuna në Kumanovë tregon politikën e dështuar të Gruevskit(Video)

Arifi: Dhuna në Kumanovë tregon politikën e dështuar të Gruevskit(Video)

768
0
SHARE

Kryetari komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka shprehur shqetësimin e tij ndaj incidentit në lagjen e trimave në Kumanovë ku mbetën të vrarë disa civil shqiptar të pafajshëm.
Me këtë rast kryetar Arifi ka gjykuar aktet e dhunës ndaj civilëve shqiptarë të Kumanovës duke thënë se kjo çështje është e pa pranueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
“ Dhuna në Maqedoni pikërisht ndaj shqiptarëve të Kumanovës është e pa pranueshme për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo dëshmon se politika e Gruevskit është një politikë e dështuar” ështe shprehur Arifi.
Arifi me këtë rast bënë apel tek popullata shqiptare e Maqedonisë por edhe e Luginës të ruajnë gjjakftohtësinë duke shpresuar se me ndihmëne faktoit ndërkombëtar këto çështje do të ndalen.
“ Ne kemi përjetuar çaste të tilla e dimë çfarë është lufta, ne bëjmë apel tek shqiptarët e Maqedonisë por edhe të Luginës së Presheëvs të ruajnë gjakftohtësinë , shpresojmë se faktori ndërkombërtar por edhe subjektet plotike shqiptare në Maqedoni do të kenë forcë këto çështje ti ndëlin” ka thënë Arifi.
Kryetari Arifi ëshë shprehur se po qe se do të ketë nevojë ne jemi të gatshëm ti presim ti presim motrat dhe vëllezrt tanë nga Maqedonia.

Nëse vie deri te nevoja që ti ndihmojmë motrat dhe vëllezërit shqiptarë të Maqedonisë dyert tonë do të jenë të hapura, por shpresoj se tash është në potez faktori ndërkobëtar dhe këto gjëra do të ndalen ka përfunduar kryetari I komunës së Bujancit Nagip Arifi ./Lugina Press/

[youtube url=”   https://www.youtube.com/watch?v=AZX55oSVlrc&feature=autoshare     ” width=”560″ height=”315″]