Home SPORT Januzaj zgjidhet lojtari i ndeshjes ndonëse luajti vetëm 26 minuta! (VIDEO)

Januzaj zgjidhet lojtari i ndeshjes ndonëse luajti vetëm 26 minuta! (VIDEO)

551
0
SHARE

Adnan Januzaj ka fituar epitetin e lojtarit më të mirë në fushë në fitoren 1:0 të Belgjikës ndaj Tunizisë. Ai luajti vetëm 26 minutat e fundit të këtij takimi.

Harrojeni Eden Hazardin, Romelu Lukakun apo yjet e tjerë të Përfaqësueses së Belgjikës.

Është kosovari, Adnan Januzaj, ai i cili po qëndron në qendër të vëmendjes te skuadra belge.

Januzaj ka arritur ta fitoj epitetin e lojtarit të ndeshjes në fitoren e fundit 1:0 të Belgjikës ndaj Tunizisë.

Për ҫudi, Adnani u inkuadrua në lojë vetëm në minutën e 74-të të takimit, por në 26 minuta lojë arriti të shkëlqejë.

Ndryshe, ndeshja ndaj Tunizisë ishte debutuese për Adnanin në fanellën e Belgjikës.