Home Aktuale Stankoviç: Shqiptarët duhet të kenë informim publik , pasi nuk kanë redaksi...

Stankoviç: Shqiptarët duhet të kenë informim publik , pasi nuk kanë redaksi në TV publike nacionale

806
0
SHARE

Në pyetjen e gazetarëve serb, mbi aktin e themelimit të RTSHL , kryetari Ragmi Mustafa edhe njëherë ka konfirmuar se themelimi i mediumit publik shqip është akt legjitim. Ai gjithashtu i ka cilësuar të ngutshme reagimet e shoqatave të gazetarëve të Serbisë. Ndërsa kryetari i TK-së Zoran Stankoviç ka thënë se është me rëndësi që banorët në këtë pjesë të kenë informim publik, duke potencuar se shqiptarët në TV publike shtetërore nuk kanë redaksi në gjuhën e tyre dhe kjo është një e drejtë që kërkon zgjidhje.

Media33

Në konferencën e sotme për media , gazetarët e medieve serbe janë interesuar mbi reagimin e kryetarit Ragmi Mustafa , pas komunikatës së shoqatave të gazetarëve në Serbi , të cilët po kundërshtojnë themelimin e RTSHL. Kryetari Mustafa reagimin e shoqatës së gazetarëve e ka cilësuar të ngutshëm , pasi themelimi i RTSHL është akt legjitim i KKSH-së. Edhe kryetari i TK=së Zoran Stankoviç ka thënë se për zgjidhjen e mediumeve publike në Preshevë , Bujanoc e Medvegjë do të insistohet edhe në takimin e 2 prillit në Beograd , pasi me rëndësi është që banorët në këtë pjesë të kenë informim publik. Ai ka thënë se shqiptarët në TV publike shtetërore nuk kanë redaksi në gjuhën e tyre dhe kjo është një e drejtë që kërkon zgjidhje.
Pakica shqiptare në Luginë asnjëherë nuk ka pas qasje në mediumet shtetërore edhe përkundër taksës obligative, ndërsa tani po tentohet që mediumet publike të privatizohen , e me këtë rast shqiptarët prej vitit 2016 do të paguajnë taksë për RTS dhe RTV Vojvodina pa u folur asnjë fjalë në gjuhë shqipe./Lugina Press/