Home LAJME Ivanoviq, së shpejti në liri

Ivanoviq, së shpejti në liri

669
0
SHARE

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, pret që të lirohet në ditët në vijim, lideri i Iniciativës Qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviq.

“Presim dhe shpresojmë që në ditët në vijim të kemi sërish mundësinë, por kësaj radhe në liri, të flasim me Oliver Ivanoviqin”, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media në Qeverinë e Serbisë, pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Aleksandar Vuçiq dhe me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës.

Ai ka shtuar se Qeveria e Serbisë u ofron përkrahje morale të gjithë atyre që janë të akuzuar, në këtë dhe në procese të ngjashme.
“Dëshirojmë që krahina jonë të jetë e qeverisur drejtë dhe me drejtësi, e jo të qeveriset me dhunë dhe padrejtësi”, ka thënë Gjuriq.
Ivanoviq është ndaluar më 27 janar nën dyshimin e pjesëmarrjes në krimet ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë vitit 1999 dhe 2000, ndërsa aktakuza ndaj tij ende nuk është ngritur./LuginaPress/