Home Aktuale Ushtria amerikane zbret në bazën serbe “Jug” në fund të qershorit

Ushtria amerikane zbret në bazën serbe “Jug” në fund të qershorit

739
0
SHARE

Në fund të këtij muaji ushtria amerikane do të zbarkojë në bazën “Jug” në afërsi të Bujanocit, në rajonin e Luginës së Preshevës.

Me këtë do të nisë edhe stërvitja rajonale dhe ndërkombëtare e koduar “Ujku i Platinës”, e organizuar nga Ushtria e Serbisë.
Eprori serb Vladan Milosavleviq, siç raporton ina, ka thënë se në këto ushtrime do të marrin pjesë edhe ushtritë e shteteve si Rumania, Bullgaria, Kroacia, Azerbejxhani dhe marinsat amerikanë.

“Stërvitjet do të fillojnë me 30 qershor dhe do të zgjasin deri me 11 korrik. Tre ditët e para janë të parapara për njohje, ndërsa pastaj do të dilet në teren Borovac. Atje sipas instruksioneve të marinsave amerikanë do të kryhet stërvitja për përdorimin e armëve jovdekjeprurëse, si dhe do të bëhen 7 deri 8 aktivitete tjera që janë karakteristike për operacionet paqeruajtëse”, ka thënë Milosavleviq.
Sipas Ushtrisë Serbe pjesa e dytë e stërvitjeve është planifikuar për vitin 2015.