Për të kaluar në gjysmëfinalen e Champions League Barcelonës i duhet një ndeshje perfekte. Ky është mendimi i fantazistit Andres Iniesta, që të Mërkurën do të luajë ndeshjen e tij të 500 zyrtare me fanellën e Barcelonës. 30-vjeçari i ka idetë e qarta se çfarë duhet të bëjë ne fushë ekipi i tij për të kaluar Atleticon e Madridit.
Rruga për në gjysmëfinale kalon nga një ndeshje perfekte. E dimë që do të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë pasi këtë e kemi parë në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur. Duhet patjetër të shënojmë që të kalojmë më tej. Shkojmë me bindjen se mund të bëjmë një ndeshje të madhe dhe për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Është shumë e vështirë por ekipi ka kapacitetin e duhur për t’ia arritur qëllimit.
Sfida që do të luhet në “Vicente Calderon” do të dhurojë dhe ndeshjen e 500 të Andres Iniestës me fanellën e Barcelonës në ndeshjet zyrtare. Një shifër shumë e rëndësishme për mesfushorin nga Fuentealbilla.
Është diçka që më bën shumë të lumtur. Vitet kalojnë dhe unë vijoj të luaj rregullisht dhe në formë të mirë. Në një klub të tillë kjo është e vështirë.
Më pas Inesta preku gjithashtu edhe një temë të cilën e njeh mjaft mirë dhe që ka qënë pjesë e fjalëve të shumta pas dënimit të marë nga FIFA, La Masia.
Ekpserienca ime personale flet qartë. Ajo përfaqëson punën e bërë në La Masia dhe në këtë klub. Për këtë arsye Barça është një klub unik.






