Zlatan Ibrahimovic mendon se Paris Saint-Germain nuk ka asgjë për të humbur para ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës.
Kampionët e Ligue 1 pësuan 3-1 në Parc des Princes javën e kaluar dhe sonte do ta zhvillojnë ndeshjen e kthimit, me Ibran që rikthehet ndaj ish-skuadrës së tij pasi mungoi në ndeshjen e parë si vendas.
“Ne nuk kemi asgjë për të humbur”, ka thënë Zlatan për Unplugged, transmeton Telegrafi.
“Ne do të japim gjithçka nga vetja për t’u kualifikuar. Ne duhet të besojmë në vete dhe të jemi të bindur se ende mund të vazhdojmë”.
“Do të jetë mrekulli të rikthehem në fushë. Jam edhe më i vendosur se më parë për të arritur sukses”, ka shtuar suedezi






